0030 210 33 18 483

Gjermania heq kontrollet kufitare për fluturimet nga Greqia

Tribuna TV 19 Prill 2018

Ministria e brendshme gjermane ka vendosur të heqë kontrollet kufitare për pasagjerët e fluturimeve nga Greqia. Sipas agjencisë franceze të lajmeve, AFP, ministri i brendshëm, Horst Zeehofer, ka informuar Komisionin Europian, duke shtuar se vendi i tij do të zbatojë edhe për gjashtë muaj kontrollet në kufirin me Austrinë.

“Kontrollet që u zbatuan për një kohë të gjatë nuk rezultuan diçka të rëndësishme në raport me hyrjet e paligjshme nga Greqia. Prandaj avancojmë në heqjen e kontrolleve sistematike”, deklaroi një zëdhënës i ministrisë së brendshme, duke shtuar se se do të vazhdojnë kontrollet rastësore, në marrëveshje me Greqinë.

Kontrollet kufitare ishin vendosur nga ana e Gjermanisë në shtator 2015 dhe shtyrja e fundit e afatit skadon më 12 maj. Në nëntor 2017, ministri i atëhershëm i brendshëm Thomas De Meziere, kishte urdhëruar shtrirjen e këtyre kontrolleve edhe për fluturimet nga Greqia, me qëllim që të evitoheshin hyrjet e paligjshme në vend.


Përshëndet komisioneri Avramopoulos
Vendimi i autoriteteve gjermane është përshëndetur nga komisioneri europian për çështjet e brendshme dhe emigracionin, Dimitris Avramopoulos.
“Dua të përgëzoj autoritetet gjermane dhe ato policore greke, pasi kjo u arrit falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet tyre”, thekson në deklaratën e vet komisioneri.

Ndaje me miqte