0030 210 33 18 483

Gjokoviç fiton finalen ballkanike të ”Australian Open”

ATSH 29 Janar 2023

MELBURN, 29 janar /ATSH-AFP-DPA/ – Novak Gjokoviç fitoi sot ”Australian Open”-in e dhjetë në Melburn duke barazuar rekordin e 22 titujve Grand Slam të mbajtur nga Rafael Nadal dhe do të bëhet sërish numri një i botës të hënën, më 30 janar.

Serbi 35-vjeçar mundi në finale grekun Stefanos Cicipas 3-0 me setet respektivisht 6-3, 7-6 (7/4), 7-6 (7/5).

Ky i fundit do të jetë sërish i treti në botë të hënën, pas spanjollit Carlos Alcaraz, i cili mungoi në Melburn për shkak të një dëmtimi.

Ka komunitet të madh grek dhe serb në Melburn dhe atmosfera të kujtonte një ndeshje futbolli, me tifozët e zbukuruar me ngjyrat e vendit të tyre dhe me arbitren Louise Azemar Engzell që vazhdimisht bënte thirrje për qetësi gjatë pikëve.

Gjokoviç ishte përsëri pa babanë e tij, Srgjan, i cili vendosi të qëndronte larg nga ”Melbourne Park”, pasi u filmua me aktivistë pro rusë, javën e kaluar, dhe që sipas familjes gjithçka ishte bërë pa dashje.

Ndaje me miqte