0030 210 33 18 483

Gjykata e Durrësit nuk i jep mandatin e kryebashkiakes Valbona Sakos

ATSH 17 Korrik 2019

TIRANE, 17 korrik/ATSH/- Gjykata e Durrësit nuk i ka dhënë mandatin e kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sakos e cila u shpall fituese në votimet e 30 qershorit. Vendimi është marrë sot nga gjyqtarja Mimoza Margjeka.

Në vendimin e Gjykatës së Durrësit thuhet se Partia Bindja Demokratike, që çoi në garë përballë Sakos, Valbona Sakollarin është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve përtej afateve ligjore në zgjedhjet e 30 qershorit.

Në vendim thuhet se Bindja Demokratike u regjistrua në Gjykatë më 25 prill, pasi kishte përfunduar afati për regjistrimin e subjekteve zgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Gjithashtu në vendim argumentohet duke e konsideruar të pavlefshëm përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatët për kryetarë bashkie si dhe vendimin e KQZ-së për rezultatet e votimit në Durrës.

Ndaje me miqte