0030 210 33 18 483

Gjykata Ndërkombëtare lëshon urdhër arresti për Vladimir Putin

ATSH 17 Mars 2023

HAGE, 17 mars /ATSH-DPA/ – Gjyqtarët në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë lëshuan një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin për akuzat për krime lufte.

Gjykata tha se ”urdhri ishte lëshuar për përfshirjen e dyshuar të Putinit në dëbimin dhe transferimin e paligjshëm të fëmijëve nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse”.

“Ka arsye të arsyeshme për të besuar se Putini mban përgjegjësi individuale penale për krimet e mësipërme,” tha gjykata në një deklaratë.

Gjykata tha njëkohësisht se kishte lëshuar një urdhër arresti për Maria Alekseyevna Lvova-Belova, Komisionere për të Drejtat e Fëmijëve në Zyrën e Presidentit të Federatës Ruse, duke përmendur të njëjtat akuza.

Ndaje me miqte