0030 210 33 18 483

Gjykata vendos: Agimi i Artë organizatë kriminale

TV TRIBUNA 07 Tetor 2020

Pas një procesi gjyqësor që zgjati pesë vjet e gjysmë, krerët e partisë neonaziste greke, Agimi i Artë janë shpallur fajtorë me akuzën e drejtimit të një organizate kriminale.

Hetimi penal ndaj Agimit të Artë filloi në shtator 2013, pas vrasjes nga një militant neonazist i këngëtarit antifashist Pavlos Fysas.

Kreu i partisë, Nikos Michaloliakos dhe gjashtë ish deputetë u dënuan për drejtimin e një organizate kriminale.

Tetë ish deputetët të tjerë u shpallën fajtorë për pjesëmarrje në organizatën kriminale.

Militanti Giorgos Roupakias u shpall fajtor për vrasjen e Pavlos Fysas dhe dënuan për komplot në çështjen.

Nëpër vite, procesi gjyqësor u zhvillua në më shumë se 450 seanca dhe në të dëshmuan qindra dëshmitarë.

Të mërkurën 7 tetor, mijëra protestues u grumbulluan para gjykatës së apelit të Athinës, ku gjykatësit dhanë vendime për 68 të pandehurit.

Ata kërkuan burgime afatgjata, duke mbajtur parulla që shkruanin "Frika nuk do të fitojë" apo "Nazistët në burg".

Më shumë se 2000 policë ishin dislokuar në zonë.

Në një moment u hodh gaz lotsjellës dhe filluan përplasjet midis protestuesve dhe policisë.

Shpallja e vendimit u përshëndet nga partitë politike të spektrit demokratik në Greqi.

Ndaje me miqte