0030 210 33 18 483

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së vazhdon sot në Hagë

Tribuna News 16 Janar 2024

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot tërheq vëmendjen gjykimi i vazhdueshëm ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

 

Në seancën e sotme të gjyqit, dëshmitari i 39-të, i njohur me kodin W01493 në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, do të vazhdojë dëshminë e tij. Si dëshmitar i mbrojtur, ai ka ofruar informacion të rëndësishëm lidhur me strukturën e UÇK-së dhe marrëdhëniet e saj me Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK) në zonën operative të Dukagjinit.

 

Gjykimi në rastin e ish-krerëve të njohur si Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi u rikthye në sallën e gjyqit dje, kur dëshmitari i ri, W01493, depozitoi dëshminë e tij përmes lidhjes video.
 

 

 

 

 

 

 

Ndaje me miqte