0030 210 33 18 483

Greqi - Covid-19, 1.735 raste, 76 të vdekur

TV Tribuna 06 Prill 2020

Gjatë 24 orëve të fundiut në Greqi janë evidentuar 62 raste të reja me Koronavirus, duke e çuar në 1.735 numrin e përgjithshëm, sipas shifrave të paraqitura nga koordinatori i ministrisë së shëndetësisë, Sotiris Tsiodras. 
54,9% e të prekurve janë meshkuj. 
Dhjetë prej pacientëve që po kuroheshin në sallat e reanimacionit, kanë dalë që andej dhe janë shtruar në pavijone.
Gjatë 24 orëve të fundit, pesë qytetarë të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.
Tashmë, numri i përgjithshëm i vdekjeve të shënuara në Greqi që nga fillimi i pandemisë, është 73. Nga këta, 21 ishin femra. Mosha mesatare e të vdekurve ishte 74 vjeç, ndërsa 73,6% e tyre vuante nga sëmundje të rënda, apo ishte me moshë mbi 70 vjeç.
Ndërkaq, paraditen e të hënës, mediat njoftuan për tre raste të tjera vbdekjesh gjatë orëve të fundit, duke e çuar numrin në 76.
Sipas mediave greke, tre meshkuj me moshë 82, 72 dhe 78, u ndanë nga jeta në Patra, Aleksandrupolis dhe Selanik.
 

Ndaje me miqte