0030 210 33 18 483

Greqi - Koronavirusi, shkollat mbyllur deri më 10 maj

TV Tribuna 10 Prill 2020

Institucionet arsimore të të gjitha niveleve në Greqi do të vazhdojnë të qëndrojnë mbyllur deri më 10 maj, në zbatim të masave kundër koronavirusit.
Zgjatja e afatit është rekomanduar nga komisioni kombëtar i mbrojtjes së shëpndetit publik nga Covid-19.
Sipas mediave vendase, është nënshkruar vendimi  përkatës dhe nga momenti në moment do të publikohet në Fletoren Zyrtare.
Në të njëjtin vendim thuhet se po deri në 10 maj ndalohen edhe ekskursionet brenda dhe jashtë vendit, për arsye profilaksie.
 

Ndaje me miqte