Greqi - Shqipëri, Dendias: "Ja kur shkojme në Gjykatën e Hagës"
TV Tribuna
19 Dhjetor 2020
Ministri i jashtëm grek, NikosDendias, ka deklaruar se bashkë me Shqipërinë do të shkojnë në gjykatën ndërkombëtare të Hagës, pasi Greqia të zgjerojë ujërat e veta territoriale në 12 milje.
“Gjatë vizitës time në Tiranë u arrit një marrëveshje politike për zgjidhjen e çështjes së përcaktimit të zonave detyre midis vendit tonë dhe Shqipërisë, duke iu drejtuar bashkarisht gjykatës ndërkombëtare të Hagës, pas shtrirjes së ujrave tona në 12 milje, në kuadër të së drejtës ndërkombëtare. Vë në dukje se në këtë pikë pati një përputhje mendimesh sa nga qeveria shqiptare, aq edhe nga opozita kryesore”, ka thënë ministri i jashtëm grek në një intervistë për gazetën Parapolitika, të shtunën.
Dendias e ka cilësuar marrëveshjen e arritur gjatë vizitës së tij në Tiranë, para dy muajsh, si një sukses të përbashkët shumë të rëndësishëm, pasi, siç nënvizon, “vendi ynë dhe Shqipëria tregojnë që mosmarrëveshjet dypalëshe duhet të zgjidhen mbi bazën ekskluzive të së drejtës ndërkombëtare”.
Duke iu referuar negociatave shumëvjeçare midis Greqisë dhe Shqipërisë, Dendias sqaron, “Përderisa dialogu nuk mundi të në shpjerë në marrëveshje, atëherë mosmarrëveshjet duhet të lidhen me arbitrim ndërkombëtar”.