0030 210 33 18 483

Greqi, 15 të vdekur nga Koronavirusi, 624 numri i rasteve

TV Tribuna 22 Mars 2020

Koordinatori i ministrisë së shëndetësisë për Koronavirusin, prof. Sotiris Tsiodras, me anë të një deklarate për shtyp, njofton se numri i të vdekurve në Greqi arriti në 15, ndërkohë që u evidentuan 94 raste të reja.
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve shkon në 624.
Shumica e rasteve të konfirmuara janë në Athinë. 55,7% e këtyre rasteve janë meshkuj.
Në spital po kurohen 124 pacientë, 34 prej të cilëve me respirator.
Shumica e pacientëve që po kurohen vuajnë nga sëmundje themelore. Mesatarja e moshës së tyre është 64 vjeç dhe e pacientëve me respirator, 67 vjeç.
Nga personat që humbën jetën, 14 prej tyre vuanin nga sëmundje themelore. 12 prej tyre ishin meshkuj dhe 3 femra.
Mosha mesatare e qytetarëve që humbën jetën ishte 77 vjeç.
19 prej të sëmurëve kanë dalë nga spitali.
 

Ndaje me miqte