0030 210 33 18 483

Greqi: 2000 euro shpërblim për çdo fëmijë që lind

TV TRIBUNA 16 Shtator 2019

Qeveria greke do të sanksionojë një shpërblim prej 2.000 euro për çdo fëmijë që lind.

Kjo masë, me buxhet 1 miliard euro, do të fillojë të zbatohet që nga 1 janari 2010 dhe do të vazhdojë.

Duke bërë publik këtë lajm, zëvendësministrja e Punës, Domna Mihalidiou, tha se këtë  kompensim do ta përfitojnë edhe qytetarët e vendeve të treta që kanë më shumë se 10 vjet qëndrim të ligjshëm në Greqi.

Ajo shtoi se do të ishte padrejtësi po të mos e merrnin edhe emigrantët që kanë shumë vite në Greqi.

Zëvendësministrja e bëri këtë deklaratë duke folur për televizionin Alpha TV:

GAZETARJA: Do ta marrin kompensimin edhe emigrantët që punojnë e jetojnë në Greqi?

DOMNA MIHAILIDHOU, zëvendësministre e Punës:

Politika jonë është që ta marrin qytetarë grekë, si dhe qytetarë të BE-së, siç përcakton e drejta europiane.

Ajo që po shqyrtojmë është që mos u bëhet padrejtësi qytetarëve nga vende të treta që jetojnë prej shumë vitesh në Greqi.

Për këtë do të bazohemi në procedurat që ekzistojnë edhe për kompensimet e tjera.

Sigurisht, kur dikush është banor i Greqisë, mund të mos ketë nënshtetësinë, por jeton këtu p.sh., për 10 vjet.

Pse mos t’i jepet ky kompensim, siç u jepet edhe qytetarëve të tjerë...

Ndaje me miqte