0030 210 33 18 483

Greqi: 5,5 miliardë euro për mbështetjen e punonjësve dhe bizneseve

TV Tribuna 23 Gusht 2020

Qeveria greke do të aktivizojë javët e ardhshme një paketë masash mbështetëse për punonjësit dhe bizneset, duke synuar që të frenojë rënien ekonomike, me qëllim që kjo të mos shkojë përtej 8-9%.

Paketa, vlera e të cilës do të shkojë deri në 5,5 milairdë euro, pritet të shpallet në 12-13 shtator nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Selanikut, veprimtaritë e të cilit u anuluan sivjet për shkak të Koronavirusit.

Sipas të përditshmes “Kathimerni”, paketa do të ndahet si më poshtë:

Përmes paradhënies së rimbursuar ku do t’u paguhen bizneseve të paktën 1,2 – 1,5 miliardë euro.

Do të jepen tre paketa retrospektive për pensionistët, që do të ketë vlerën e përgjihshme 1,6 miliardë euro.

Vlerësohet se të paktën 300 milionë euro do të arkëtohen deri në fund të vitit në llogaritë e kreditorëve përmes progamit të subvencionimit të kredive “Gefyra”.

Rreth 1,5 miliardë euro është përfitimi që llogaritet se do të kenë bizneset nga reduktimi i paradhënies së tatimi. Ky përfitim do të fillojë të duket në bilancet e bizneseve që nga fundi i gushtit.

Një fond i konsiderueshëm, që mund të arrijë deri në 500 milionë euro, do të përdoret për mbështetjen e punonjësve; se si e qysh do të mësohet nga prononcimi i kryeministrit.

Dhe për fund, pritet të ketë një pezullim të detyrimeve tatimore, por edhe dëmshpërblime për pronarët e pasurive të paluajtshme për shkak të reduktimit të detyrueshëm të qirave. Përllogaritet se vlera e dëmshpërblimeve do të kapë shifrën 100 milionë euro.

Ndaje me miqte