0030 210 33 18 483

Greqi, 7.335 raste të reja me Covid-19

TV TRIBUNA 09 Nentor 2021

Pandemia po vë sërish në një sprovë të rëndë sistemin shëndetësor publik në Greqi.

Për 24 orët e fundit u njoftuan 7.335 raste të reja infeksioni me Koronavirus, me 114.388 teste të kryera gjatë ditës dhe koeficient pozitiviteti 6,4%, çka përbën një rekord të ri.

Rekord edhe në numrin e të vdekurve që ishte 65, shifra më e madhe që nga muaji maj.

Numri i të intubuarve në pavijonet e kurimit intensiv është 477.

Ndaje me miqte