Greqi: Analizat e ujërave të zeza zbulojnë faktin tronditës! Mbi 120 mijë banorë të Athinës, përdorues të rregullt të kokainës.
Tribuna News
03 Janar 2024
Studimet mbi përhapjen e virusit Covid-19 dhe analiza e ujërave të zeza në Athinë kanë nxjerrë në pah një aspekt alarmant - numrin e lartë të përdoruesve të kokainës në kryeqytetin e Greqisë.
Profesori Nikos Thomaidhis, shefi i departamentit të analizave në Institutin Grek të Epidemiologjisë, ka deklaruar se më shumë se 120,000 banorë të Athinës konsiderohen si përdorues të rregullt të kokainës. Megjithëse ky numër është shqetësues, sipas Thomaidhis, ai ende ndodhet nën mesataren europiane për përdoruesit e kokainës.
Thomaidhis ka tërhequr vëmendjen se kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë, pasi disa zona rezidenciale në kryeqytet nuk janë të lidhura me rrjetin qendror të kanalizimeve. Kjo do të thotë se analizat e ujërave të zeza mund të mos reflektojnë me saktësi të gjithë përdoruesit e kokainës në qytet.
Numri i përdoruesve të drogëve në vend është rritur në mënyrë ndjeshëm, veçanërisht për shkak të uljes së çmimit të kokainës në treg dhe lehtësisë së qarkullimit të saj në territorin vendas. Kjo situatë ka shqetësuar profesorin Nikos Thomaidhis, drejtorin e Institutit Grek të Epidimiologjisë, i cili ka theksuar urgjencën e ndërmarjes së masave për të ndaluar këtë trend rritës të përdorimit të kokainës.
Thomaidhis vëren se shifrat kanë qenë shqetësuese që nga fillimi i pandemisë së Covid-19 në vitin 2020. Gjatë kësaj periudhe, numri i përdoruesve të kokainës në vend është trefishuar në krahasim me periudhën para pandemisë. Kjo rritje drastike ka nxitur nevojën për veprime urgjente dhe koordinim të përpiktë për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen më të madhe të përdorimit të drogave.
Ndaje me miqte