0030 210 33 18 483

Greqi, arrestohet çifti shqiptar me 32 kg kanabis te fshehur në rezervuarin e gazit

Tribuna TV 21 Prill 2018

Dy shtetas shqiptarë, një burrë e një grua, me moshë përkatësisht 43 dhe 37 vjeç, janë arrestuar në afërsi të Kosturit. Ata akuzohen për importim dhe transport droge me qëllim trafikimin.

Makina me të cilën po udhëtonin nga kufiri për në brendësi të territorit grek, u ndalua për kontroll nga njësia policore e Mesopotamisë.

Policia gjeti 31,9 kg kanabis, të fshehur në vende të posaçme në rezervuarin e gazit, si dhe në derën e portbagazhit.

Policia sekuestroi automjetin, 2.300 euro dhe 20.000 lekë, 3 celularë si dhe një dy karta sim. 

Pasditen e të shtunës, të arrestuarit u dërguan në prokurorinë e Kosturit, ku iu komunikua mbajtja në paraburgim.

Ndaje me miqte