0030 210 33 18 483

Greqi, arrestohet shtetasi shqiptar, iu gjetën në kabinë më shumë se 40 kg kanabis

TV Tribuna 08 Korrik 2018

Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar, që akuzohet për impoortimin dhe transportimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike, me qëllim trafikimin.

56 vjeçari u ndalua në aksin rrugor Janinë-Athinë, në vendin e quajtur Komboti, pranë Artës.

Pas kontrollit në mjetin e tij u gjetën 36 pako kanabis me peshë 40,7 kilogramë.

Lënda narkotike ishte fshehur në vende të posaçme në pjesën e brendshme të kabinës dhe në shasinë e automjetit.

Ndaje me miqte