0030 210 33 18 483

Greqi, asgjësohet banda shqiptare që kishte tmerruar Janinën

Tribuna TV 12 Prill 2018

Policia greke ka rënë në gjurmët e një bande grabitësish shqiptarë, që vepronte në zonën e Janinës dhe sidomos në fshatrat pranë vijës kufitare.

Pas arrestimit të një shtetasi shqiptar me moshë 25 vjeç, janë identifikuar edhe tre  bashkëkombës të tjerë, që janë shpallur në kërkim.

Policia e Janinës ka dalë në një konferencë për shtyp enkas për këtë ngjarje.

Policia tha se karakteristikë e pjesëtarëve të bandës, ishte se ata i kryenin grabitjet me fytyra të maskuara, ndërsa ishin tepër të dhunshëm. I kërcënonin me jetë viktimat, i rrihnin dhe i lidhnin, por edhe i plagosnin. Madje gjatë një grabitjeje vitin e kaluar, e rrahën kaq keq viktimën, një plak 90 vjeçar, saqë ky ndërroi jetë pas katër muajsh në spital ku ishte dërguar që në momentin e parë.

Policia thotë gjithashtu se deri tani ka verifikuar 13 grabitje të kryera nga grupi, që prej prillit 2017, kur datohet fillimi i veprimtarisë kriminale.

Ata preferonin para cash, pajisje elektronike dhe automjete. Ndërsa në një rast, nën kërcënimin e një arme gjahu dhe një thike, u morën 20 euro dy emigrantëve shqiptarë të cilët po prisnin autobusin në stacion.

Ndaje me miqte