0030 210 33 18 483

Greqi, asgjësohet grupi i “hajdutëve me makina”

TV Tribuna 24 Tetor 2019

Policia greke ka asgjësuar një grup kriminal të përbërë nga romë shqiptarë, që sillet të ketë kryer më shumë se 40 grabitje në njësi tregtare dhe biznese të tjerë në Athinë.

Janë arrestuar pesë persona të moshës nga 17 deri 21 vjeç, ndërsa një pjesëtar i gjashtë ndodhet aktualisht në burg, i dënuar për vjedhje.

Grupi ishte bërë i famshëm për shkak se mësynte në këto objekte duke goditur hyrjen me makina që i vidhnin në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe pastaj i linin në vendgjarje.Prandaj dhe mediat i kishin vënë emrin “Hajdutët me makina”...

Preferoheshin makina prodhim i viteve 1990, të së njëjtës markë, siç tha policia.

Ata merrnin produkte të ndryshme, si dhe para kash që gjenin nëpër kasat fiskale.

Policia tha se nga kjo veprimtari kriminale, që nisi në fillim të këtij viti, grupi ka përfituar më shumë se 210.000 euro.

Nga kontrolli në banesat e të arrestuarve u gjetën dhe u sekuestruan telefona celularë dhe karta sim, veshjet dhe veglat që përdornin gjatë vjedhjeve si dhe një automjet.

Edhe pse në moshë të re ata konsideroheshin si tepër të rrezikshëm. Në një rast që u përballën me një patrullë policie, u përplasën me makinën e patrullës dhe u larguan me shpejtësi.

Ndaje me miqte