0030 210 33 18 483

Greqi, asgjësohet grupi shqiptar i trafikut të heroinës

Tribuna TV 04 Maj 2018

Policia greke ka asgjesuar një organizatë kriminale që përpunonte dhe trafikonte sasi të konsiderueshme heroine në Greqi.

Asgjësimi ka ardhur si rezultat i hetimeve intensive dhe identifikimit të pjesëtarëve dhe mënyrës së veprimit të organizatës kriminale.

Pas operacionit të njëkohësishëm në Markopulo dhe Elefsina, policia u ka kaluar prangat gjashtë shtetasve shqiptarë të moshës nga 28 deri 50 vjeç, dhe një shtetaseje greke me moshë 30 vjeçe.

Katër prej të arrestuarve u ndaluan në rrugën Korinth-Athinë, dhe në njërën prej makinave makinën e tyre u gjet një sasi heroine, ndërsa makina tjetër kishte rolin e pararojës. 

Tre të tjerët u arrestuan në Markopulos, në verilindje të Athinës.

Policia thotë se kreu i organizatës kriminale ishte një prej shtetasve shqiptarë, me moshë 50 vjeç, që e sillte heroinën nga Shqipëria. Droga, pasi përpunohej magazinohej në vende të ndryshme në Markopulo. Pjesëtarët e tjerë të organizatës kishin për detyrë të gjenin klientë.

Në kontrollet e kryera në banesat e të arrestuarve, në automjetet e tyre dhe vendet e magazinimit u gjetën dhe u sekuestruan:

1,028 kilogram heroinë, 130 gramë metadon në gjendje të lëngët, 1.990 euro, tre automjete dhe 8 telefona celularë.

Ndaje me miqte