0030 210 33 18 483

Greqi, asgjësohet kanabis me vlerë 1,7 milion euro

TV TRIBUNA 22 Gusht 2019

Policia greke ka asgjësuar më shumë se 1.600 rrënjë kanabisi, që po kultivoheshin në një zonë me terren të thyer, në Vila, pranë Atikës.

Pemët ishin në rritje të plotë dhe lartësia e tyre ishte mbi 2,5 metra.

Policia ka sekuestruar edhe 20 kg kanabis që ishte tharë tash së fundi.

Janë arrestuar dy kultivuesit me moshë 27 dhe 29 vjeç. Sipas medias ata janë shtetas shqiptarë, por policia nuk e ka konfirmuar këtë fakt.

Në operacionin e zhvilluar të mërkurën, përveç njësisë antidrogë, kanë marrë pjesë edhe forcat speciale të ndjekjes së krimit.

Policia thotë se fitimi i paligjshëm nga shitja e drogës që po kultivohej, përllogaritet në 1,7 milion euro.

Ndaje me miqte