0030 210 33 18 483

Greqi, goditet rrjeti i mjekëve dhe farmacistëve që trafikonte barna të shtrenjta

Tribuna TV 03 Maj 2018

Më shumë se 15 persona, mes të cilëve edhe mjekë, infermiere dhe farmacistë, u arrestuan me akuzën për kontrabandim të barnave të shtrenjta, njoftuan të enjten burime policore.

“Një operacion madhor policor është duke u zhvilluar dhe pritet të ketë më shumë të arrestuar”, sipas të njëjtave burime.

Sipas informacioneve paraprake, ky rrjet trafikonte ilaçe shumë të shtrenjta kundër kancerit dhe medikamente të tjera duke iu shitur pacientëve me një përfitim shumë të lartë, megjithatë metoda e saktë e operimit ende nuk njihet.

Sipas burimeve të shtypit, operacioni pritet të përfundojë të premten, kur do të ketë dhe një njoftim zyrtar nga policia.
 

Ndaje me miqte