0030 210 33 18 483

Greqi, ku rikthehet sms për lëvizjet jashtë banesës

TV TRIBUNA 03 Nentor 2020

Që nga e marta 3 nëntor dhe për 14 ditë rresht, banorët e Selanikut dhe të Seresit do të sjellin në kujtesë ditët e lockdown-it, teksa në jetën e tyre të përditshme rikthehet  sms-ja për çdo lëvizje jashtë banesës.

Ndër masat e tjera janë pezullimi i dyqaneve të shitjes me pakicë, me përjashtim të atyre që sheshin artikuj ushqimorë.

Mbyllur gjithashtu do të jenë floktoret, restorantet e tavernat, me përjashtim të atyre që do të punojnë delivery.

Qytetarët nuk do të mundin gjithashtu të përdorin aeroportin Maqedonia të Selanikut që do të qëndrojë mbyllur për gjithë fluturimet e zakonshme, ndërsa nuk do të funksionojë as linja hekurudhore Selanik – Seres dhe anasjelltas.

Në anën tjetër, nuk do të ndërpritet funksionimi i shitjes me shumicë, industrisë, hoteleve, si dhe shkollave ku do të zbatohen masat mbrojtëse të vendosura që në fillim të vitit shkollor.

Kujtojmë se për lëvizjet sms dërgohet në numrin 13033.

Do të shkruani emrin, adresën dhe do të vendosni një nga numrat që përputhet me arsyen e lëvizjes.

Normalisht, do t’ju vijë përgjigjja, ku shkruhet METAKINISI, d.m.th., lëvizje, numri sipas arsyes, emri dhe adresa juaj.

Vetëm kështu ju mund të dilni nga banesa pa rrezikuar gjobën prej 150 eurosh.

Lëvizja me sms lejohet vetëm në intervalin nga ora 05,00 deri 21,00.

Sipas arsyeve, numrat për lëvizjen janë si më poshtë:

1.Lëvizje për arsye shëndetësore (shkuarje në farmaci, vizitë te mjeku apo shkuajre në një spital)

2.Shkuarje në një dyqan artikujsh të nevojës së parë, kur nuk është e mundur dërgesa nga vetë dyqani.

3.Shkuarje në një shërbim publik, nëse nuk është i mundur komunikimi elektronik apo telefonik dhe pasi ju është mbyllur takim.

4.Shkuarje për t’i dhënë ndihmë një personi në nevojë. Shkuarje tek vendi i punës së bashkëshortit/es apo të afërmit të shkallës së parë për një arsye urgjente.

5.Pjesëmarrje në një ceremoni (p.sh., varrim), me kushtet që parashikon ligji, apo lëvizje e prindit të divorcuar apo që jeton në distancë dhe që është i nevojshëm komunikimi me fëmijën.

6.Ushtrime fizike individuale apo nxjerrje shëtitje kafshën shtëpiake.

Nga ora 05,00 deri 21,00 lejohet lëvizja për arsye pune, me vërtetim nga punëdhënësi. Në këtë rast nuk është nevoja për sms.

Ndalohet qarkullimi i qytetarëve jashtë njësive rajonale të Selanikut dhe Seresit.

Në transporte, parashikohet kufizimi i personave në një makinë. Lejohet vetëm 1 person veç drejtuesit, me përjashtim të rasteve kur janë fëmijë të mitur.

Ndaje me miqte