0030 210 33 18 483

Greqi, kur dhe si do të hiqet Lockdown-i

TV TRIBUNA 18 Nentor 2020

Qeveria greke po shqyrton alternativat për heqjen e lockdown-it që u shpall javën e kaluar dhe masat kufizuese mbeten në fuqi të paktën deri në 30 nëntor.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, tha të mërkurën se mendohet që lockdown-i mos të hiqet menjëherë, por në disa faza, ashtu siç u bë dhe në pranverë.

Sipas tij, në fazën e parë do të hapen njësitë e tregtisë me pakicë dhe shkollat, ku nuk paraqitet një ngarkesë e shtuar epidemiologjike.

Në vazhdim, sipas zëdhënësit, do të hapen kafet dhe restorantet.

Zëdhënësi Petsas sqaroi se ende nuk është finalizuar grafiku për heqjen e lockdownit dhe theksoi se kjo do të bëhet pasi të vlerësohet situata.

Petsas shprehu shpresën që deri në fund të muajit të ketë një stabilitet në numrin e rasteve të reja dhe shtoi se pas fundjavës në të cilën ndodhemi pritet të ketë një rënie në pikiatë të infeksioneve të reja.

Pastaj, do të vlerësohet situata, me qëllim që, gradualisht të zhvillohet plani i aksionit për heqjen e lockdown-it.

Ndaje me miqte