0030 210 33 18 483

Greqi, kur do të lehtësohen masat kufizuese?

TV Tribuna 08 Prill 2020

Ditët e fundit, sa në Greqi, aq edhe në vendet e tjera të Europës, po intensifikohen diskutimet për heqjan graduale të masave që u vendosën për të përballuar Koronavirusin.
Ndonëse në Greqi pritet një ashpërsim i këtyre masave në prag të Pashkës, ecuria pa shumë pasoja e Covid 19-s, ka krijuar shpresa për një lehtësim të masave nga fundi i prillit.
Mirëpo specialistët paralajmërojnë se një lehtësim eventual do të mund të sillte një valë të të re të virusit, qoftë përmes grumbullimeve të njerëzve, qoftë nga jashtë shtetit.
Ndërkaq, qeveria greke paralajmëron se lehtësimi i këtyre masave është ende larg.
Nikos Hardalias, Zv/ministër i mbrojtjes civile dhe menaxhimit të krizave:
E kuptojmë se nevojitet të shikojmë se kur mbaron e gjithë kjo.
Mirëpo duhet ta kemi të qartë se nuk ndodhemi në atë pikë.
Deri më 27 prill masat kufizuese zbatohen plotësisht, pa absolutisht asnjë lehtësim.
Në vazhdim dhe me kusht që gjithë këto do të kenë shkuar mirë, do të fillojë diskutimi se kur dhe me çfarë ritmesh do të bëhet çfarëdo çlirimi.
Në të njëjtën frekuencë, edhe koordinatori për Koronavirusin, Sotiris Tsiodras, e krahasoi lehtësimin e masave me një maratonë.
SOTIRIS TSIODRAS, koordinator i min. Shëndetësisë
Heqja e masave nuk është një çështje e lehtë. Është një maratonë, nuk është një sprint.
Nevojitet një ekuilibër delikat ndërmjet masave dhe pasojave sociale dhe ekonomike.
Duhet të bëjmë kujdes me ekuilibrat delikatë, mos t'i përmbysim rrugës. Të mos qetësohemi me pamjen e mirë që kemi për momentin në vendin tonë. Po të mos bëjmë kujdes, shumë shpejt mund të ndryshojë.
Zyrtarë të organizatës botërore të shëndetësisë dhe të CDC europiane deklaruan 24 orët e fundit, dhe na deklarojnë edhe neve kategorikisht se për shumicën e vendeve këto javë nuk janë momenti më i përshtatshëm.
Gjithsesi, qeveria deklaron se në vendimin për lehtësimin apo heqjen e masave kufizuese, fjalën e parë do ta kenë ekspertët.
Nikos Hardalias, Zv/ministër i mbrojtjes civile dhe menaxhimit të krizave:
Është e qartë se në marrjen e çfarëdo vendimi, fjalën e parë do ta kenë specialistët.
E kuptojmë se kemi filluar të lodhemi, mirëpo nevojitet durim, dhe duhet të këmbëngulim në objektivin tonë. Kemi ende rrugë për të bërë dhe të mos presim se një mëngjes do të zgjohemi dhe gjithçka do të jetë si më parë. Kjo duhet të jetë e qartë...
Dhe, siç kemi thënë, Pashka e sivjetshme do të jetë ndryshe...

Ndaje me miqte