0030 210 33 18 483

Greqi, lind fëmija i parë nga nëna që kishte Koronavirus

TV Tribuna 20 Mars 2020

Në Greqi ka lindur bebja e parë, nga një nënë e cila kishte rezultuar pozitive në testin e Koronavirusit.
Lindja është realizuar në klinikën e obstetrikë-gjinekologjisë të spitalit "Attikon". 
Gruaja 24 vjeçare ndodhej në javën e 40-të të barrës dhe ishte e shtruar në spitalin Thriasion. Nga e diela paraqiti simptoma gripi (temperaturë, kollë. 
Pas testimit rezultoi se ajo dhe bashkëshorti ishin pozitivë ndaj COIVID-19 dhe prandaj u vendos të dërgohej në Attikon, që është një nga spitalet e referencës për Koronavirusin. 
Aty mjekët gjykuan se lindja duhej bërë me prerje cezariane.
Operacioni u kiurorëzua me sukses, duke sjellë në jetë vogëlushin me peshë 4.410 gr.
Testi i parë që iu bë vogëlushit rezultoi negativ.

Ndaje me miqte