0030 210 33 18 483

Greqi: Lokdauni vazhdon deri në 7 janar 2021

TV Tribuna 14 Dhjetor 2020

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, komunikoi të hënën vendimin për zgjatjen deri në 7 janar 2021 të masave kufizuese në kuadër të lokdaunit.

Gjatë informimit të gazetarëve (që u zhvillua si zakonisht në distancë), Petsas tha se vendimi u mor në shërbim të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve.

STELIOS PETSAS, Zëdhënës i qeverisë: Ngarkesa epidemiologjke vazhdon të mbetet e rëndë.

Paralelisht vazhdon edhe presioni mbi sistemin kombëtar të shëndetësisë dhe akoma më shumë mbi reanimacionin, teksa qytetarët e intubuar dje ishin 552.

Që nga momenti i parë qeveria vuri si prioritet të parë mbrojtjen e shëndetit publik dhe të jetës njerëzore.

Mbi këtë bazë u vendos të vazhdojnë deri në 7 janar masat kufizuese që po zbatohen në kuadër të lokdaunit, me qëllim që të gjithë qytetarët së bashku, me besim në fuqitë tona, të kalojmë me siguri këto festa që do të jenë të ndryshme.

Tregtia me pakicë mbetet e pezulluar. Përjashtim përbën vetëm marrja e porosisë jashtë dyqanit (click away) që filloi dje, si dhe rifunksionimi i librarive, i floktoreve dhe KTEO që filloi sot.

Natyrisht, gjithmonë me dërgimin e sms në numrin 13033 për nevojat e lëvizjes.

Dhe duke u respektuar deri në një kushtet për shmangien e lëvizjeve të paqëllimshme dhe çdo mundësi grumbullimesh masive.

Kujtojmë se për floktoret dhe libraritë ka një limit të numrit të klientëve brenda njësisë, ndërsa për click away nuk lejohet hyrja në dyqan, as pagesa me para në dorë dhe as një radhë prej më shumë se 9 personash në hyrje.

Më tej: nga nesër paradite vihen në funksionim shërbimet e trajtimit të thonjve.

Fenomenet e “punës së zezë” dhe prishjes së masave sanitare në këtë mjedis janë për fat të keq shumë të përhapura, siç duket dhe nga një vështrim në rrjetet sociale gjatë fundjavës.

Prandaj, është më mirë të funksionojnë me rregulla dhe protokolle sanitare se sa në mënyrë të pakontrolluar nëpër shtëpi.

Për vigjiljen dhe ditët e Krishtlindjeve dhe vitit të ri, u rekomandojmë të gjithëve që këto festa të mos jenë shkas për grumbullime.

Në çdo rast, nuk lejohet grumbullimi në shtëpi i më shumë se 9 personave të prejardhura nga dy familje, ndërsa do të jetë në fuqi ndalimi i qarkullimit nga ora 10 e mbrëmjes dhe deri në 5 të mëngjesit.

Sa u përket kishave, brenda ditës do të ketë një komunikim i kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe kryepeshkopin Ieronimos.

Në lidhje me masat e përgjithshme, kujtojmë se që nga dje, lëvizjet e qytetarëve lejohen deri në orën 10 të mbrëmjes, nga ora 9 që ishte më përpara.

Ndaje me miqte