0030 210 33 18 483

Greqi, mbërrijnë nga Kina 550.000 maska mbrojtëse

TV Tribuna 21 Mars 2020

Të shtunën paradite në aeroportin ndërkombëtar të Athinës "Eleftherios Venizelos", ka mbërritur avioni i Air China që solli materiale sanitare, si ndihmë e ofruar Greqisë nga qeveria kineze për përballimin e nevojave emergjente për shkak të epidemisë së Koronavirusit.
Janë rreth 8 tonë materiale, që përfshijnë 550.000 maska mbrojtëse dhe kirurgjikale, syze mjekësore, doreza, mbulesa këpucësh dhe materiale të tjera mbrojtëse, që do t'u jepen spitaleve në Greqi që ndodhen në vijën e parë të përballimit të epidemisë.
 

Ndaje me miqte