0030 210 33 18 483

Greqi, mbytet në pishinë vogëlushja shqiptare

Tribuna TV 16 Prill 2018

Një vogëlushe shqiptare ka humbur jetën në ishullin Naksos të Greqisë. Ajo u mbyt në pishinën e hotelit ku punonte e jëma. Ngjarja ndodhi të hënën në mesditë, në fshatin turistik Mikri Vigla.
Duke mos pasur se ku ta linte, nëna e kishte marrë me vete Katerinën 4 vjeçare, dhe po hekuroste në lavanterinë e hotelit.
Siç raporton portali “naxosnews.gr”, në një moment vogëlushja u largua. Kur e jëma e pa se mungonte kishin kaluar 10 minuta.
Gruaja nisi të kërkonte vajzën e vet dhe më në fund e gjeti përmbys, pa ndjenja, në pishinën e hotelit.
Menjëherë u lajmërua ndihma e shpejtë që mbërriti brenda pak çastesh dhe vogëlushja u dërgua në spitalin e ishullit. Por ishte vonë.
Policia ka arrestuar pronarin e hotelit, me skuzën se nuk kishte marrë masa sigurie për pishinën. Më herët ishin shoqëruar edhe prindërit e vogëlushes, por shpejt u lanë të lirë.
Ngjarja ka shokuar gjithë shoqërinë e ishullit, ku familja shqiptare jetonte prej vitesh.

Ndaje me miqte