0030 210 33 18 483

Greqi, ndalohen dy makina me drogë, arrestohet shqiptari dhe greku

Tribuna TV 26 Prill 2018

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar të enjten në afërsi të Kozanit, të akuzuar për transport droge me qëllim trafikimin.

Dy të arrestuarit, me moshë 39 vjeç shqiptari dhe 40 greku, po drejtonin dy makina që po ecnin njëra pas tjetrës, kur u ndaluan nga policia.

Në të dy mjetet u gjet një sasi e madhe droge, e futur në 72 qese plastmasi, me peshë të përgjithshme 73,4 kilogramë.

Përveç drogës policia sekuestroi dy automjetet, 3 telefona celularë dhe 4 karta sim.

Ndaje me miqte