0030 210 33 18 483

Greqi, ndalohet rreptësisht duhani në vendet publike

TV TRIBUNA 28 Korrik 2019

Ministri grek i Shëndetësisë kërkoi një aplikim strikt të ligjit kundër duhanit, pak të respektuar në vendin që është konsumatori i parë në Bashkimin Europian, si dhe për intensifikimin e kontrolleve, një premtim elektoral i qeverisë së re.

Qeveritë e mëparshme nuk kanë arritur kurrë që të aplikojnë ligjin kundër duhanit që daton që prej viti 2010 në Greqi, me 35% të popullsisë si duhanpirës të rregullt me konsumin më të lartë të duhanit në BE, sipas raportit të Eurobarometrit të vitit 2017.

Kryeministri i ri konservator, Kyriakos Mitsotakis, fitues i legjislativeve të 7 korrikut, kishte ngritur ligjin kundër duhanit në prioritetet e fushatës së tij, duke e cilësuar si një “sfidë personale”.

Ligji parashikon një gjobë nga 50 deri në 500 euro për duhanpirësit e kapur në flagrancë të shkeljes në një vend publik apo në hapësirat e mbyllura të një bari apo restoranti. Pronarët e bizneseve në shkelje rrezikojnë nga 500 në 1000 euro gjobë.

 

Ku ndalohet pirja e duhanit

Sipas qarkores së shpërndarë nga ministri i shëndetësisë, konsumimi i duhanit në çdo formë ndalohet në:

1. Gjithë ndërtesat ku ndodhen zyrat e shërbimeve publike, që gjenden nën mbikqrjen e shtetit.

2. Gjithë njësitë shëndetësore si spitale, klinika private, qendra shëndetësore, farmaci, etj.

3. Në gjithë vendet ku ofrohet arsimim, si shkolla, universitete, institute teknike, shkolla private (frontistiria).

4. Në kopshtet e fëmijve dhe këndet e lojrave.

5. Në vende të mbyllura ku zhvillohen aktivitete sportive.

6. Në vendet e mbyllura ku ofrohen shërbime interneti si dhe në:

a. Në gjithë terrenet publike dhe private, të mbyllura apo të hapura, që përdoren për ofrim pune,

b. Në njësitë me interes higjienik si kafeteri, bare, restorante, taverna, etj.

c. Në gjithë vendet e pritjes në ambiente të mbyllura.

d. Në aeroporte, me përjashtim të hapësirave të caktuara që destinohen për duhanxhinjtë.

e. Në stacionet e mjeteve të transportit rrugor dhe detar.

f. Në çdo lloj klubi (kilikoi).

g. Në çdo lloj mjeti të transportit masiv, përfshirë taksitë.

h. Në çdo lloj automjeti, privat dhe publik, kur në të ndodhen të mitur me moshë nën 12 vjeç.

Ndaje me miqte