0030 210 33 18 483

Greqi, papunësia në 19,5%

Tribuna TV 10 Gusht 2018

Papunësia në Greqi ka shënuar nivelin më të ulët që nga vitit 2011.

Sipas të shënave të shërbimit statistikor grek (ELSTAT), në maj 2018, niveli i papunësisë në vend është fiksuar në 19,5%.

Hera e fundit që niveli i papunësisë ishte nën 20% ka qenë një vit pas shpërthimit të krizës financiare, dhe apelit të parë për ndihmë nga Athina ndaj partnerëve europianë. Atëherë, në shtator 2011 papunësia ishte 19,1%.

Në vazhdim u rrit muaj pas muaji në mënyrë dramatike, duke arritur në korrik 2013 nivelin rekord prej 27,9%.

Para plot dhjetë vjetësh, në maj 2008, niveli i papunësisë në Greqi ishte 7,3%.

Ndaje me miqte