0030 210 33 18 483

Greqi, premtohen zgjidhje të favorshme për “kreditë e këqija”

TV TRIBUNA 22 Prill 2019

Kompanitë e menaxhimit të kredive do të ofrojnë zgjidhje inovatore dhe të qëndrueshme ndaj gjithë atyre që kanë me të vërtetë vështirësi për të shlyer kreditë për blerjen e banesave. Deklarata është bërë nga drejtues të këtyre kompanive gjatë një takimi me gazetarë, të hënën.

Siç theksoi Tasos Panousis, president i Unionit të kompanive të menaxhimit të pretendimeve ndaj kredive, këto kompani nuk kanë absolutisht asnjë tendencë që të avancojnë në nxjerrjen në ankand të banesave që nuk janë shlyer. Përkundrazi, “në marrëveshje të plotë me ta, kemi si objektiv gjetjen e zgjidhjeve në dobi të të gjitha palëve. Procedura kosensuale do të zbatohen edhe në kreditë e biznesit dhe ato për konsum. Problem do të kenë vetëm ata që nuk paguajnë qëllimisht”. Kjo kategori është emërtuar si “kakoplirotes” – keqpagues...

Sipas Panousis, tregu grek i kredive të këqija (apo kredi të kuqe siç quhen në Greqi), është i katërti më i madh në Europë sa i përket volumit. Arrin në 100 miliardë euro. (80 miliardë gjenden në aktivin e bankave dhe 20 miliardë janë jashtë aktivit).

Ndërsa në nivel përqindjeje është më i madhi në Europë, me 45% të kredive të cilësohen si NPEs (kredi jo të shërbyeshme).

Ndaje me miqte