0030 210 33 18 483

Greqi, qeveria paralajmëron për ashpërsimin e masave kufizuese

TV Tribuna 04 Prill 2020

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, ka paralajmëruar se do të ashpërsohen masat kufizuese.
"Ashpërsimi i masave që po vjen, ka të bëjë me të pabindurit dhe jo me qaytetarët korrektë. Qytetarët korrektë nuk do t'i prekë. Kufizimi do të ketë të bëjë me dy gjëra:
Së pari, me numrin e lëvizjeve të lejuara brenda ditës. Kjo është diçka që po e shqyrtojmë dhe do të vendoset 24 orëshat e ardhshme.
Dhe e dyta, me mundësinë e një kufizimi kohor në daljet e njerëzve, domethënë, të mos thotë dikush që po shkon për ushtrime fizike dhe të jetë gjithë ditën jashtë shtëpisë. Sepse duhet të qëndrojmë në shtëpi", theksoi Petsas gjatë një interviste në TV Skai.
Petsas nënvizoi se nuk diskutohet çështja e ndalimit të përgjithshëm të qarkullimit, duke vënë në sukje se ndalohen lëvizjet jashtëqendrave urbane.
"Që nga momenti i parë kur morëm masat e kufizimit, thamë që nëse dikush është në provicë për një x arsye, ka të drejtën e kthimit të përhershëm në vendbanimin e tij. NUk mund të shkojmë çdo fundjavë në fshatin tonë, pse gjoja na u prishënm instalimet hidraulike. Këto nuk bëhen dhe nuk do të bëhen", theksoi zëdhënësi i qeverisë greke.
 

Ndaje me miqte