0030 210 33 18 483

Greqi, shkon në 5 numri i të vdekurve, 387 raste, 14 të sëmurë u shëruan

TV Tribuna 17 Mars 2020

Gjithësej 387 jane rastet me Koronavirus në Greqi, pas evidentimit të 35 rasteve të reja, siç bëri të ditur të martën pasdite zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë, Sotiris Tiodras.

Tsiodras bëri gjithashtu të ditur se një person tjetër ka humbur jetën, duke e çuar në pesë numrin e të vdekurve nga pandemia në Greqi. mosha pesatare e pesë viktimave është 68 vjeç.

11 pacientë vazhdojnë të kurohen në pavijonet e reanimacionit.

Ndërkohë, 14 qytetarë që po kuroheshin, kanë dalë nga spitali.
 

Ndaje me miqte