0030 210 33 18 483

Greqi/ Shqiptari humb jetën në punë

Tribuna News Network 22 Qershor 2023

Një 56-vjeçar shqiptar ka humbur jetën teksa punonte në Greqi. Ngjarja e rëndë ka  ndodhur në zonën Faliro të Kavallës.

Mediat greke raportojnë se Kristo Çepa ka mbetur i bllokuar gjatë punës nga një ekskavator , ndërkohë gjatë nxjerrjes së tij është lënduar edhe një zjarrfikës. Viktima menjëherë është dërguar në spitalin e qytetit ku është konfirmuar dhe vdekja e tij.

 

Për nxjerrjen e trupit është thirrur Shërbimi Zjarrfikës, i cili ka shkuar menjëherë në vendngjarje, fatkeqësisht plagët e marra në trup i morën jetën shqiptarit.

Ndaje me miqte