0030 210 33 18 483

Greqi, shteti subvencionon 10% të pazareve familjare

TV Tribuna 18 Dhjetor 2022

Duke filluar nga shkurti 2023 dhe për 6 muaj rresht, shteti do të mbështesë me 10% të vlerës për blerjet e familjeve në supermerkata e njësi të tjera ushqimore (furra, dyqane mishi peshku, ëmbëltore, etj).

Vendimin e qeverisë e shpalli kryeministri Mitsotakis gjatë fjalës së tij në debatin parlamentar për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Që nga shkurti i vitit të ardhshëm dhe për gjashtë muaj shteti do të mbulojë 10% të blerjeve të çdo familjeje në supermerkata dhe gjithë njësitë tregtare ushqimore.

Më jepni pak kohë ta shpjegoj.

Tha them me fjalë të thjeshta: 10% inflacioni, 10% mbulon shteti.

Flasim për supermerkatat, flasim për furrat, flasim për dyqanet e mishit, ëmbëltoret, dyqanet e peshkut.

Limiti mujor i blerjeve për një person është 220 euro, shumë që rritet me plus 100 euro për çdo pjesëtar të familjes deri në blerje 1000 euro.

Procedura do të jetë jashtëzakonisht e thjeshtë, si me Fuel Pass, me të cilin tashmë jemi familjarizuar të gjithë, me një kartë krediti dixhitale, domethënë.

Përfituesit gjithashtu do të kenë mundësinë që ta marrin kompensimin nëpërmjet llogarive të tyre bankare, por vetëm 80% të shumës.

Shtrirja e kësaj mase shkon deri dhe për të ardhura 24.000 euro për një çift, me rritje 5.000 euro për çdo fëmijë.

Është një iniciativë në dobi jo vetëm të shtresave në nevojë, por të klasës së mesme.

Në fillim të javës tjetër ministrat përkatës do të prezantojnë detajet për këtë iniciativë.

Për momentin po vë në dukje se mbulojmë deri 85% të familjeve në Greqi.

Me kompensime mujore që mund të arrijnë gjithësej deri dhe 600 euro për një familje me shumë fëmijë.

Dëgjova një zë që “nuk do të jemi qeveri atëherë”.

Domethënë ju nuk do ta zbatoni. Nuk ju pëlqen, apo jo?

Që të kuptojmë dimensionin e masës, kostoja fiskale arrin në 650 milion euro. Është shumë e vlerës që do të inkasojmë nga dy rafineritë greke.

Q[ë ta them ndryshe, po të llogaritim që “shporta familjare” e ka reduktuar me 66 euro koston mujore të një familjeje, kombinimi i këtyre dy masave dhe t’i kursejë një familjeje me katër anëtarë thuajse 120 euro.

Besoj se është një tjetër llogore ndaj shtrenjtësisë në artikujt e nevojës së parë.

Dhe kjo sigurisht, derisa reformat e nevojshme të finalizohen dhe të përmbushen objektivat tanë programorë.

Ndaje me miqte