0030 210 33 18 483

Greqi, të miturit 12-17 vjeç do të vaksinohen te pediatri

TV TRIBUNA 08 Shtator 2021

Në betejën për vaksinimin e popullatës tashmë do të përfshihen edhe mjekët pediatër privatë.

Vendimi është marrë gjatë një mbledhjeje me ekspertë të fushës dhe pjesëmarrjen e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Duke dashur të theksojë mesazhin e vet, kryeministri iu referua përvojës personale në familjen e tij.

Nëna ime -siç e dini- u sëmur gjatë Luftës nga poliomieliti. Dhe jetoi gjithë jetën me vuajtje të mëdha nga një sëmundje e cila u zhduk në vazhdim si pasojë e vaksinave.

Besoj se është mirë që të kujtojmë se asnjë zbulim shkencor nuk e ka rritur më shumë jetëgjatësinë se sa gjithë vaksinat të marra së bashku.

Dhe kjo është dhurata më e madhe që i ka bërë shkenca njerëzimit.

Nuk e kam fjalën vetëm për vaksinën e Covid, po në përgjithësi për vaksinat.

Megjithëse druaj se kundërshtarët e vaksinave vështirë do të mund t’i bindim me argumente të tilla, konsideroj se ka një grup të madh njerëzish që janë gati t’u mbushet mendja.

 

Maria Theodoridou, kryetare e Komisionit të Vaksinimit

E dimë se pediatri, meqë ka rolin e mjekut familjar në shumë e shumë familje, ishte ai që të rriturit e pyesnin nëse duhej të bënin apo jo vaksinën. Kjo mbështetje e pediatërve është dhe vazhdon të jetë shumë e rëndësishme.

Sa i përket procesit, kryetari i dhomës së mjekëve të Greqisë, Athanasios Eksadaktilos, shpjegoi se prindërit do të marrin në telefon pediatrin për të mbyllur takim dhe vaksina do të bëhet në klinikën e mjekut.

Kostoja prej 20 euro për çdo vaksinim do të përballohet nga shteti dhe jo nga qytetari.

Lidhur me ruajtjen e vaksinës, Eksadaktilos tha se vaksina e Pfizerit ruhet në ngrirje të thellë për 6 muaj, në akull për 15 ditë dhe në një frigorifer të zakonshëm mund të ruhet për pesë ditë.

Ndaje me miqte