0030 210 33 18 483

Greqi, tërmet me magnitudë 7 rihter

TV TRIBUNA 30 Tetor 2020

Një tërmet i fuqishëm është shënuar pak para orës 14,00 të së premtes, me epiqendër në veri të ishullit grek Samos.

Observatori Euromesdhetar dhe Institui Gjeologjik Amerikan, vlerësojnë se magnituda e tërmetit ishte 7 gradë të shkallës rihter.

Instituti gjeodinamik dhe Observatori i Athinës, e përcaktuan magnitudën 6,7 rihter (nga 6,6 që thanë fillimisht), dhe epiqendra u lokalizua në një zonë 19 km në veri të Samosit.

Thellësia e vatrës ishte 2 km, çka e bën lëkundjen tepër sipërfaqësore.

Tregues i fuqisë është dhe fakti se lëkundjet u ndjenë veçanërisht në Athinë, por edhe në rajone të tjera të Greqisë kontinentale dhe ishullore, ndërsa kishte kohëzgjatje të madhe.

Mediat lokale në Samos njoftojnë për dëmtime serioze materiale në ndërtesa në pjesën veriore të ishullit.

Dëme janë evidentuar edhe në brigjet e Turqisë, ku në Izmir janë shembur disa godina.

Mbrojtja civile ka paralajmëruar mbi rrezikun e fenomenit të cunamit në Samos.

Në të njëjtën kohë, është mbyllur dhe aeroporti i ishullit, derisa të kryhen kontrollet përkatëse nga ekspertët e ministrisë së infrastrukturës.t

Ndaje me miqte