0030 210 33 18 483

Greqi, viti shkollor fillon në 7 shtator

TV TRIBUNA 17 Gusht 2020

Viti i ri shkollor në Greqi do të fillojë në 7 shtator, bëri të ditur të hënën zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas.

“kemi përpara një vit shkollor që do të fillojë në 7 shtator. Kryesisht do të kemi për të përballuar të njëjtat sfida. Të respektojmë masat e higjienës personale... Nëse respektojmë distancën sa të mundemi, pse për fëmijtë është më e vështirë akoma që të kuptojnë, të lajmë duart dhe aty ku duhet brenda dhe jashtë shkollës të mbajmë maskat. Këto janë elementët kryesorë që do të na mbrojnë nga shpërndarja e virusit në mjediset e shkollës”.

Zëdhënësi tha se data 7 shtator është “kyçur” dhe shtoi se qeveria po punon që tani deri në 7 shtator që të përmbysë tendencën rritëse të rasteve, “me qëllim që të futemi në vjeshtë në kushte sa më të mira”.

Ndaje me miqte