0030 210 33 18 483

Greqi, zgjaten deri në 4 maj masat kufizuese per Codiv-19

TV Tribuna 24 Prill 2020

Masat kufizuese kundër koronavirusit në Greqi do të shtyhen edhe një javë përtej 27 prillit që parashikohej fillimisht.
Vendimin e ka komunikuar zëvendësministri i mbrojtjes civile dhe menaxhimit të krizave, Nikos Hardalias.
Faza e ardhshme do të jetë kthimi gradual në normalitetin e jetës së përditshme.
Një kthim gradual dhe njëkohësisht i kujdesshëm në normalitet.
Sepse do të nevojitet kohë dhe ruajtje deri më një të përgjegjësisë sociale, pasi procesi nuk do të jetë i lehtë.
Qeveria do të marrë vendimet, duke shqyrtuar gjithë të dhënat dhe njoftimet do të bëhen në fillim të javës së ardhshme.
Ajo çka mund të komunikojmë në këtë moment është se masat  kufizuese që janë në fuqi deei në 27 prill shtyhen edhe për një javë, domethënë do të jenë në fuqi deri në 4 maj dhe kalimi në normalitetin e ri do të zhvillohet me faza të njëpasnjëshme dy muajt e ardhshëm, në maj dhe në qershor, me distancë 14 ose më shumë ditë.
Në çdo fazë do të vlerësohen rrjedhojat në shëndetin e popullatës dhe do të avancojmë javë pas jave.
Ka gjasë që në disa raste të nevojitet të frenojmë apo dhe të rikthehemi në masat e mëparshme.
Mbikqyrja dhe vlerësimi i situatës do të jetë i vazhdueshëm.
Nga ana e vet, koordinatori i Greqisë për koronavirusin, Sotiris Tsiodras, paralajmëroi se ende mbetet rreziku që situata të dalë nga kontrolli.
Situata mbetet e mirë, por shumë shpejt mund të dalë nga kontrolli, sië duket edhe nga dy epidemitë lokale të 48 orëve të fundit..
Një rritje e rasteve në komunitet për shkak të uljes së vigjilencës tonë, do të jetë një hap kolosal mbrapa.
Nuk vetëkënaqemi, nuk riskojmë të humbasim atë që fituam.
Duhet të kufizojmë akoma më shumë shtrirjen e virusit.
 

Ndaje me miqte