0030 210 33 18 483

Greqi, zhduket 31 vjeçarja shqiptare

Tribuna TV 22 Dhjetor 2018

Një 31-vjeçare shqiptare, e cila jeton në Greqi, rezulton të jetë zhdukur që prej datës 17 Dhjetor. Alarmi “Amper Alert” është dhënë nga policia greke, që e ka shpallur zyrtarisht të zhdukur 31-vjeçaren

Ajo quhet Aurora Mici, gjurmët e saj kanë humbur në Follorinë në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Ditën që u zhduk, gruaja kishte veshur xhaketë të zezë, xhinse, atlete të bardha dhe kishte çantë të zezë. Në duar kishte shenja djegieje.

Në rast se dikush di diçka për të, është i lutur të telefonojë në “Linjën e jetës”  (Grami Zois”, në numrin SOS 1065, gjatë gjithë 24 orëshit.

Ndaje me miqte