0030 210 33 18 483

Greqia anëtarja e re e Iniciativës "?16+1"?

TV Tribuna 13 Prill 2019

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç përshëndeti Greqinë si anëtaren e 17-të europiane të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore (CEEC) dhe Kinës, e njohur ndryshe si Iniciativa “16 + 1”.

Në hapje të samitit të CEEC-Kinë, Plenkoviç tha se kishte kënaqësinë e përshëndetjes së Greqisë si një anëtare e re e kësaj iniciative.

Në fund të sesionit, Greqia zyrtarisht u bë anëtarja e 17-të e "16 +1", që do të quhet tashmë “17 + 1”.

Me shtimin e Greqisë, vendet anëtare të BE që marrin pjesë në këtë iniciativë do të arrijnë në 12.

Ndaje me miqte