0030 210 33 18 483

Greqia dërgon ndihmë ushtarake dhe humanitare në Ukrainë

Tribuna TV 27 Shkurt 2022

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar të dielën një mbledhje me ministrin e mbrojtjes Nikos Panajotopoulos dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të FA Konstantino Floro.

Sipas burimeve qeveritare, kryeministri u informua mbi zhvillimet ushtarake në Ukrainë.

Me vendim të kryeministrit, Greqia, në përgjigje të kërkesës së Ukrainës dhe në bashkërendim me aleatët e NATO-s, partnerët në BE dhe duke treguar me vepra solidaritetin ndaj popullit ukrainas, do të dërgojë brenda ditës materiale ushtarake me dy avionë transporti C-130, që do të fluturojnë drejt Polonisë.

Po brenda ditës do të dërgohet dhe një ndihmë e konsiderueshme humanitare që do të shoqërohet nga zëvendësministri i mbrojtjes, Nikos Hardalias.

Ndaje me miqte