0030 210 33 18 483

Greqia dorëzon dy nënoficerët turq që kaluan kufirin

Tribuna TV 10 Shtator 2018

Dy nënoficerët turq, që kishin kaluar pa leje në territorin grek, janë u janë dorëzuar të dielën në mbrëmje autoriteteve të Turqisë.

Mbajtja dhe marrja e tyre në pyetje ka zgjatur vetëm pak orë, që nga paraditja e të dielës , kur ata u ndaluan nga patrulla greke.

Rrethanat e ngjarjes zbardhen në një njoftim për shtyp të shtabit të përgjithshëm të FA greke.

“Rreth orës 11,00 të së dielës, 9 shtator, në zonën operative të divizionit të 12-të të motorizuar të këmbësorisë, në afërsi të fshatit Feres, 150 metra nga vija kufitare dhe në brendësi të territorit grek, një patrullë greke ndaloi një nënoficer turk që kishte me vete armatim, por pa municion. Rreth orës 14,00 u ndalua në të njëjtën zonë një tjetër nënoficer turk, pa armatim.

Në deponimet me shkrim para autoriteteve ushtarake greke, nënoficeri i parë tha se humbi rrugën dhe hyri në territorin grek, ndërsa i dyti, se u fut në territorin grek për të kërkuar të parin. Dy nënoficerët iu nënshtruan ekzaminimeve mjekësore dhe u konstatua se gjendja e tyre shëndetësore ishte e mirë. Pas komunikimit të autoriteteve, në orën 18,00 përfundoi dorëzimi i dy nënoficerëve në tokën turke”.

Shtabi i përgjithshëm i FA njofton gjithashtu se për këtë çështje pati një komunikim telefonik midis dy ministrave të mbrojtjes, Panos Kammenos dhe Hulusi Akar.

Ndaje me miqte