Greqia, Izraeli dhe Qipro nënshkruajnë marrëveshjen për gazsjellësin East Med
TV TRIBUNA
02 Janar 2020
Në Athinë është nënshkruar të enjten pasdite marrëveshja ndërshtetërore për ndërtimin e gazsjellësit East Med, nga ministrat e energjisë të Greqisë, Izraelit dhe Qipros, përkatësisht Kostis Hatzidakis, Yuval Steinitz dhe Jorgos Lakkotripi.
Nënshkrimi i u krye në prezencën e liderëve të tre vendeve, Kyriakos Mitsotakis, Benjamin Netanyahu dhe Nikos Anastasiadis.
“Ndërtimi i gazsjellësit East Med ka dimensione ekonomike, zhvillimore dhe gjeostrategjike. Është një nga impiantet me të mëdhenj të transportit të gazit natyror dhe përbën edhe një kontribut për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Gazsjellësi do të përmirësojë edhe rolin gjeostrategjik të Greqisë dhe të Qipros dhe vendi anë shndërrohet në një lojtar krucial për furnizimin me energji të rajonit”, deklaroi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Gazsjellësi East Med, me gjatësi 1.900 km, përllogaritet se do të transportojë çdo vit 10 miliardë metra kub gaz natyror nga baseni Levantine i Izraelit.
Investimi do të kushtojë 5,9 miliardë dollarë dhe ndërtimi i gazsjellësit do të përfundojë në vitin 2025.
Ndaje me miqte