0030 210 33 18 483

Greqia, masa për zjarret: Rriten gjobat dhe dënimet në burg për zjarrvënësit

Tribuna News Network 01 Shtator 2023

Në një debat parlamentar në lidhje me zjarret masive në Greqi, kryeministri Kyriakos Mitsotakis prezantoi një seri veprimesh për të përballuar pasojat e krizës klimatike, forcimin e mbrojtjes civile dhe rindërtimin e zonave të prekura.

 

Sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus, zjarret në Evros janë zjarret më të mëdha në BE që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave dhe do të mbeten një studim i madh për shkencëtarët për shumë vite. Mitsotakis theksoi se në Greqi u përballën me një kombinim të paprecedentë të ngjarjeve, duke përmendur alarmin e nivelit 5, të cilin ata e përjetuan shtatë herë këtë verë.

 

Në përgjigje ndaj kritikave për paaftësinë e qeverisë në përballimin e zjarreve, kryeministri grek njoftoi se gjobat do të rriten dhe ata që shkaktojnë zjarre do të dënohen me burg edhe për raste të neglizhencës. Ai gjithashtu tha se zjarri në Evros po hetohet dhe është e sigurt se është shkaktuar nga veprimi i njeriut, duke shtuar se zjarri u shpërnda në rrugët e përdorura nga emigrantët e paligjshëm.

 

Mitsotakis bëri të ditur se do të forcohen mjetet e zjarrfikjes, duke përfshirë furnizimin me avionë të rinj Canadair nga viti 2026 dhe mbi 100 dronë të ndryshëm për sezonin e ardhshëm të verës. Ai gjithashtu deklaroi rritjen e gjobave dhe dënimeve për zjarrvënie, punësimin e 500 specialistëve për pyje, 1000 zjarrfikësve, staf të ri sezonal dhe rritjen e numrit të rojeve në pyje.

Ndaje me miqte