0030 210 33 18 483

Greqia mbyll kufirin me Shqipërinë. Kush lejohet të kalojë?

TV Tribuna 15 Mars 2020

Qeveria greke ka vendosur të dielën të mbyllë kufirin me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në komunikatën e nxjerrë pas mbledhjes së zhvilluar nën drejtimin e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, thuhet se u vendos:

Ndërprerja e ndërlidhjes tokësore, detare dhe ajrore me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me përjashtim të transportit të mallrave dhe hyrjen e qytetarëve që kanë nënshtetësinë greke dhe atyre që banojnë në Greqi.

Nga njoftimi kuptohet se të drejtën e hyrjes (por jo të daljes), e kanë vetëm gjithë qytetarët me nënshtetësi greke, si dhe emigrantët që disponojnë leje qëndrimi në Greqi.

Në mbledhjen e të dielës u vendos gjithashtu:

Ndërprerja e transportit detar të pasagjerëve nga dhe drejt Italisë. Vazhdon transporti i mallrave.

Ndalohet ankorimi i anijeve të kroçerës në portet greke. Ndërpritet lidhja ajrore me Spanjën.

Ndërpritet funksionimi i zyrave politike dhe parlamentare të deputetëve të Demokracisë së Re.

Do të gjobiten me 5.000 euro gjithë ata që shkelin masat kundër koronavirusit.

Qeveria greke njofton se janë bërë përpjekje të koordinuara me ambasadat e huaja, me qëllim që Greqia të furnizohet gjatë ditëve të ardhshme me maska, nga vendet që kanë sasi rezervë.

Ndaje me miqte