Greqia nuk e ka njohur kufirin tokësor me Shqipërinë
Robert GORO
13 Korrik 2018
Negociatat e Athinës me Tiranën kanë qenë edhe sot një nga temat më të diskutuara në Greqi. Kësaj here shkaku ishte një deklaratë e kryeministrit Tsipras, se me Shqipërinë po diskutohet edhe për kufijtë. Ka një problem shumë të vjetër, por që për çudi nuk është trajtuar shumë, as këndej dhe as andej kufirit. Greqia dhe Shqipëria nuk kanë një marrëveshje zyrtare për njohjen e kufirit tokësor.