0030 210 33 18 483

Greqia pezullon “vizën e artë” për shtetasit rusë

Tribuna TV 28 Shkurt 2022

Ministri i emigracionit dhe azilit, Panajotis Mitarakis ka nënshkruar vendimin për pezullimin e dhënies dhe rinovimit të lejeve të qëndrimit me qëllim investimet, ose siç njihet, “viza e artë” (Golden Visa).

Pezullimi ka të bëjë me aplikimet që ndodhen në fazën e shqyrtimit, por edhe me aplikimet për leje fillestare.

Paralelisht, siç vihet në dukje në njoftimin për shtyp, nuk do të shqyrtohen deri në një vendim të ri, kërkesat për leje qëndrimi “si kuadro të kompanive” për qytetarë të Federatës Ruse.

“Ministria ndodhet në pritje të vendimeve përkatëse nga Bashkimi Europian”, thuhet në fund të njoftimit.

Ndaje me miqte