0030 210 33 18 483

Greqia që nga 15 qershori pret vizitorë nga Shqipëria

Tribuna TV 29 Maj 2020

Është publikuar lista me 29 shtete, nga të cilat Greqia do të presë vizitorë që nga 15 qershori. Vizitorët do të mbërrijnë me linja ajrore drejt Athinës dhe Selanikut.

Ditë më parë, kryeministri Kyriakos Mitsotakis kishte deklaruar se Greqia do të hapë kufijtë tokësorë deri më 15 qershor.

Lista me 29 shtetet u hartua pas hulumtimeve të profilit epidemiologjik të vendeve nga do të vijnë turistët dhe pasi u morën parasysh njoftimet e organizmit Europian të Sigurisë Ajrore (EASA), si dhe rekomandimi i komisionit të epidemiologëve.

Për vizitorët do të kryhen teste të rastësishme.

Më konkretisht, lista e vendeve nga të cilat do të lejohet të vijnë vizitorë, është:

Shqipëria, Australia, Maqedonia e Veriut, Austria, Bullgaria, Gjermania, Danimarka, Zvicra, Estonia, Izraeli, Kina, Kroacia, Qipro, Letonia, Libani, Lituania, Malta, Mali i Zi, Zelanda e Re, Norvegjia, Koreja e Jugut, Hungaria, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Çekia, Finlanda.

Ndaje me miqte